Universiteti “Ismail Qemali”

 

Përzgjedhja e këtyre fakulteteve u bë mbi bazën e traditës që tashmë ekzistonte në Vlorë për disa nga këto disiplina. Në vitin 1919, në Vlorë u hap Shkolla e Mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të vendit në atë kohë. Gjatë viteve 1970-1980, u hap filiali i Universitetit të Tiranës për degën e Ekonomikut, Shkolla e Lartë të Marinës, si dhe Shkolla e Mesme Mjekësore, të cilat në shumë aspekte shërbyen si bazë për ngritjen e fakulteteve të Universitetit të Vlorës.