Universiteti “Fan S. Noli”


 

Universiteti i Korçës u krijua në dt. 7 janar 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës (1971-1992), me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut. Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe po këtë vit pranë tij u çel edhe Shkolla e Lartë e Infermierisë. Në vitin akademik 2009 - 2010 u hap në qytetin e Pogradecit Filiali i Universitetit të Korçës në programin e studimit Turizëm. Ne vitin akademik 2011-2012 Fakulteti i Mesuesise u nda ne dy fakultete:

    Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane
    Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise

Në Universitetin "Fan S. Noli" të Korçës studiojnë afërsisht 7200 studentë. Në të japin mësim 130 pedagogë efektivë (mbi 70 për qind e të cilëve janë me tituj dhe grada shkencore), si dhe 115 pedagogë të jashtëm.

 Studimet në këtë universitet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në tre cikle: cikli i parë "Bachelor" cikli i dytë:"Master Shkencor" dhe "Master Profesional", dhe cikli i trete: "Doktorature" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës

 Në vitin akademik 2012–2013 Universiteti i Korçës përgatit specialistë në keto programe studimi :

 I - Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

    Filozofi-Sociologji.
    Matematikë - Fizikë.
    Matematike - Informatike
    Biologji-Kimi,
    Teknologji Informacioni.
    Infermier të përgjithshëm.
    Infermier - mami

II - Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

    Gjuhë-Letërsi
    Gjuhë Angleze
    Gjuhë-Letërsi Shqipe & Frënge
    Histori-Gjeografi
    Cikël i Ulët
    Cikël Parashkollor
    Cikël i ulët dhe Anglisht në ciklin fillor ne filialin e qytetit te Pogradecit .

 III - Fakulteti i Ekonomisë jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

    Financë
    Menaxhim
    Marketing
    Turizëm

IV - Fakulteti i Bujqësisë jep diploma " Bachelor " për programet e studimit :

    Agroushqim
    Agrobiznes
    Hortikulturë
    Teknologji e prodhimit bimor

1. Në vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë vazhdojne programet e studimit për “Master Profesional ” në Mësuesi pas mbarimit të të cilit do të jepen diplomat:

“Master Profesional në Mësuesi” për Ciklin e Lartë të Arsimit bazë (CLAB) në lëndët:

    Gjuhë-Letërsi
    Gjuhë Angleze
    Cikel i Ulet

si dhe

“Master Profesional në Mësuesi” për Arsimin e Mesëm në lëndët:

    Gjuhë-Letërsi

Për vitin akademik 2011-2012 në Universitetin "Fan S. Noli" u cel dhe programi i studimit me kohe te pjesshme "Master Profesional në Mesimdhenie".

U çel këtë vit Akademik dhe Programi i Studimit : " Master Shkencor në Arsimin fillor  (Klasa 1-6) "

2. Në vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin Shkencave Natyrore dhe Humane vazhdojne programet e studimit për “Master Profesional ” në Mësuesi pas mbarimit të të cilit do të jepen diplomat:

“Master Profesional në Mësuesi” për Ciklin e Lartë të Arsimit bazë (CLAB) në lëndët:

    Matematikë-Fizikë (CLAB)

si dhe

“Master Profesional në Mësuesi” për Arsimin e Mesëm në lëndët:

    Shkencat sociale (AM)

 Vazhdon për vitin akademik 2012-2013 programi i studimit i Nivelit të Dytë (Master Shkencor) në Filozofi Sociale.

 3. Në Fakultetin e Bujqësisë vazhdon programi: “Master Profesional" në Zhvillimin e Integruar Rural.

Per  vitin akademik 2012-2013 ne Fakultetin e Bujqesise vazhdon programi i ciklit te trete : Doktoraturë në “ Hortikulturë të qëndrueshme ”.

 4. Për vitin akademik 2012-2013 në Fakultetin Ekonomik jane hapur programet e studimit Master :

    Master Profesional në Administrim Biznesi
    Master Profesional në Financë-Kontabilitet
    Master Profesional në Marketing
    Master Profesional në Turizëm si dhe
    Master i Shkencave në "Administrim Biznesi në Turizëm dhe Mikpritje "

Universiteti “Fan S. Noli” bashkëpunon me shumë institucione mësimore e shkencore brenda e jashtë vendit. Qysh nga viti 1996 ai nxjerr organin periodik “Buletinin Shkencor”, ku botohen punime studimore të pedagogëve dhe bashkëpunëtorëve të universitetit, si dhe pasqyrohet jeta shkencore e pedagogjike e tij.

Në Universitetin “Fan S. Noli” funksionon biblioteka qëndrore që ka rreth 30 mijë tituj të ndryshëm librash në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, si dhe bibliotekat e fakulteteve.