Universiteti Pavarësia Vlorë




Universiteti “Pavaresia”, i licensuar me date 12.03.2009 me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr. 279, hyre ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare” nr 41/2009, vjen ne hapesiren universitare shqiptare e ate Europiane me nje nje mision te qarte dhe nje identitet te mireprojektuar.

Universiteti “Pavaresia” me synimin te jete vendi ku formohen profesionalisht dhe ndertojne bazat e se ardhmes gjithe ata studente qe kerkojne arsim cilesor, ne te njejten kohe paraqet nje vlere te shtuar intelektuale, kultorore e qytetarie ne rajon.

Objektivat e këtij universiteti synojnë në:

    një orientim të qartë dhe akses të sigurtë në tregun e punës,
    standarte shkollimi të përparuara dhe studim bashkëkohor,
    lëvizje të studentëve gjatë zhvillimit të studimeve të tyre në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, e më gjerë,
    staf akademik të mirënjohur në fushat përkatëse, me tituj e grada shkencore,
    logjistikë në dispozicion të mësimdhënies dhe studimit të përparuar dhe ne nivelin e standarteve evropiane,
    mundësi për të forcuar studimet e ciklit të dytë si brenda universitetit, ashtu edhe në universitete të rëndësishme në Europë e më gjerë, partnerë me ne etj.

Strategjitë afatshkurtëra dhe afatgjata për arritjen e objektivave

Për realizimin e objektivave të UPV, është ndërtuar strategjia në tre nivele:

Strategjia afat-shkurtër (5 vjecare) e UPV synon:

    konsolidimin dhe garantimin e funksionimit të gjithë sistemit në përputhje të plotë me “Procesin e Bolonjës“ dhe kërkesat e ligjit “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërise”, përfshirë këtu dhe udhëzimet dhe urdhëresat e veçanta të MASH apo Ministrive të tjera;
    kompletimin e programeve dhe ofrimin nga ana e UPV të dy cikleve të studimit së bashku me diplomat përkatëse;
    konsolidimin e stafit mësimor dhe atij ndihmës me pedagogë me tituj e grada shkencore të fituara në universitete prestigjioze brenda e jashtë vendit ;
    plotësimin dhe konsolidimin e gjithë strukturave pedagogjike, kërkimore-shkencore e administrative në UPV;
    krijimin e kushteve dhe shërbimeve sa më të plota e cilësore për studentët dhe pedagogët në UPV.