Universiteti Polis




U_POLIS është rezultat i ndjenjës së ndryshimit që prej viteve ‘90. Origjina është themelimi i Co-Plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit, 1995) si një institut profesional dhe lëvizje civile për pjesëmarrje në planifikim urban dhe qeverisjen e mirë. Në fillim të viteve 2000, Co-Plan themeloi “Qendrën e trajnimeve”.

Në 2006, kjo qendër u shndërrua në konceptin “Universiteti POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban”. Programi i studimit në Arkitekturë filloi në vitin 2006 dhe programi i studimit në Planifikim Urban filloi në 2007. Shkolla është Akredituar si institucionalisht, ashtu dhe në programe që prej 2009. Programe të reja studimi u hapën në Art Dizajn (2010) dhe Studime Mjedisore (2011). Duke filluar në 2010 u hapën gjithashtu 6 programe studimi ndërkombëtare (Diploma të përbashkëta Master me IHS/ERASMUS University, Rotterdam). Në 2012 Qeveria Shqiptare lëshoi vendimin i cili rriti statusin e U_POLIS nga “Shkollë e lartë Universitarë “ në “Universitet”.

Në të njëjtin vit, MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkences) akordoi edhe të drejtën për të ofruar studime të Doktoraturës (Program i përbashkët me Universitetin e Ferrarës, Itali). Po nё kёtё vit, u hapen nё U_Polis edhe deget e reja: Bsc. Inxhinieri Ndertimi, MBA dhe Shkolla Profesionale nё fushat e interesit të U_Polis.