Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës




Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës në gjithë veprimtarinë e saj synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilido që kërkon të përfitojë nga Arsimi i Lartë në një mjedis stimulues dhe mirëpritës.

Me misionin e saj  ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin shkencor, si dhe kultivimin e ndjeshmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin.