Universiteti “New Generation”




Kolegji Profesional “New Generation” u themelua si një investim plot pasion i vëllezërve Tafaj. Ky Kolegj u hap nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor.
Pas aplikimit në MASH, themelimi i Kolegjit u bë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009, ku u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese.
Të gjitha programet e studimit janë hartuar bazuar në parimet e Bolonjës dhe sipas experiencës më të njohur europiane. Puna e studentit ekuivalentohet me kreditet përkatëse. Çdo vit akademik ka 60 kredite (ECTS) dhe së paku 1500 orë punë të studentit, që lejonë dhe transferimin e studimeve.
Studentët, në mbarim të kësaj shkolle mund të punojnë në Sallonet e Bukurisë më moderne në Shqipëri dhe Europë. Ato marrin të gjitha njohuritë, për të hapur dhe menaxhuar me cilësi maksimale Institute bukurie dhe estetike.
Në pothuajse 5 vjet histori, Kolegji Profesional “New Generation”, ka patur synim strategjik thellimin në metodat shkencore dhe profesionale të mësimdhënies duke u mbështetur në cilësitë e një stafi vendas dhe të huaj, me tituj dhe grada shkencore.
Kolegji New Generation ka një vizion të qartë për marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si ato te artit, të modës dhe qendrat estetike, për ti aftësuar studentët për të ardhmen në përballje me tregun e punës.

MISIONI

Kolegji Profesional Privat për Parukeri dhe Estetikë “New Generation”, në gjithë veprimtarinë e tij, ka për mision:
1. Të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë, në fushat që mbulon, nëpërmjet mësimdhënies me cilësi të lartë dhe praktikës profesionale.
2. Të zhvillojë arsimin profesional.