Universiteti Marin Barleti


 

Misioni i Universitetit "Marin Barleti" është të përgatisë studentë të një niveli të lartë, që të mund të realizojnë synimet e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit e, mbi të gjitha, të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre në funksion të komunitetit ku jetojnë dhe punojnë.

Synimi ynë është të ofrojmë mundësi më të gjera drejt një formimi shumë-disiplinor, në mënyrë që studentët të kultivojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përmirësuar produktivitetin e organizmave të ndryshme ku do të përfshihen, me qëllim që t'u ofrojnë atyre shërbim dhe udhëheqje cilësore.

Vizioni i UMB-së nis nga dëshira e themelimit të një institucioni universitar lider, i cili ofron vlera të vërteta qytetarie dhe profesionalizmi. Nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, ne përgatisim qytetarë të angazhuar dhe me integritet në një mjedis social aktiv. Studenti është fokusi ynë dhe ne do të jemi bashkudhëtarë në hedhjen e bazave të përgatitjes për jetën dhe projektimin e karrierës së ardhshme profesionale dhe sociale. Pas rrugëtimit në UMB, profesionistët që diplomohen tek ne do të dinë të ofrojnë zgjidhje dhe zgjedhje të dobishme e funksionale në karrierat e tyre.