Universiteti Nehemia Gateway




Fillimi i vitit ka qenë i mbushur me suksese por edhe sfida për studentët e Universitetit NEHEMIA. Pas mbarimit të vitit të parë akademik, studentët duhet të kryenin praktikën e tyre mësimore. Kjo praktikë filloi më 24 janar 2011 dhe përfundoi më 20 mars 2011 dhe u krye në kompani në Gjermani dhe Zvicër. Këto kompani kanë një eksperiencë dhe influencë të madhe në tregun Evropian, por edhe atë botëror si p.sh. : adidas/Gjermani, Tempus/Gjermani, Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare/Gjermani, Van Oordt-Stäfe/Zvicër, AE&E Inova/Zvicër etj. Studentët ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë në procese të ndryshme të këtyre kompanive dhe kjo gjë i ka ndihmuar që të praktikojnë të gjithë teorinë e mësuar në universitet. Disa nga proceset që kanë kryer ishin: Përpunim dhe mirëmbajtje të dhënash, Prodhimi dhe marketimi i një produkti, Analizë tregu, çmimesh dhe konkurrence, Studim tregu dhe konsumatori, Dizenjimi i një produkti, Prezantimi i një produkti etj. Një sfidë e vertetë për studentët tanë, të cilën ata e përmbushën me sukses, por edhe një sfidë e cila u dha shumë eksperiencë që do ti ndihmojë shumë në të ardhmen.