Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë




Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është  i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.
Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.
Misioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.