Skip Navigation LinksStudimet Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri Universitetet Private Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"



 

Universiteti ZKM u ofron te rinjve shqiptare dhe te huaj, nje arsimim universitar te nje niveli teresisht europian. Universiteti Katolik ZKM u ofron të rinjve shqiptarë dhe të huaj, një arsimim universitar të një niveli tërësisht evropian. Ky universitet ka lindur me një synim të qartë: të mbështesë ecjen e Shqipërisë drejt Evropës, duke përgatitur të rinjtë e sotëm për një të ardhme më të mirë. Dhe kjo mund të arrihet vetëm e një arsimim të nivelit të lartë profesional dhe kulturor, sot edhe në Shqipëri.

Kemi krijuar për ju mjedise sa më mikpritëse, ku mund të studjoni me seriozitet dhe të arrini rezultate të larta, e të bëheni profesionistë sa më të mirë. Të studjosh në Universitetin tonë është një privilegj, sepse mund të bësh në Tiranë, atë që mijëra studentë shqiptarë e bëjnë në Itali prej 20 vitesh me sakrifica të mëdha ekonomike e logjistike. Ju presim me kënaqësi në Universitet, për tu njohur më mirë nga afër me këtë sfidë drejt së ardhmes tuaj profesionale.