Universiteti Europian i Tiranës


 

Universiteti Europian i Tiranës u themelua në vitin 2006 prej një grupi akademikësh, pedagogësh (shqiptarë e të huaj), gazetarësh dhe manaxherë me eksperiencë, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat të arsimit të lartë.

Kjo nismë nuk u nxit vetëm prej kërkesës së tregut, por edhe prej dëshirës për të ndërtuar një institucion arsimor cilësor, që ofron një model edukimi alternativ e bashkëkohor, ndryshe nga modelet tradicionale ekzistuese, që nuk u përgjigjen aspak kërkesave të tregut e të kohës ku jetojmë.