Skip Navigation LinksStudimet Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri Universitetet Private Shkolla e Larte Universitare Jopublike "Justicia"

Shkolla e Larte Universitare Jopublike "Justicia"




Të gjitha programet e ofruara nga UJ janë të miratuara nga MASH dhe Agjencia e Akreditimit te Republikes se Shqiperise dhe cilësia e programeve është nën një kontroll të vazhdueshëm nga ana mekanizmave për sigurimin e cilësisë, të cilët përfshijnë një program tejet ambicioz për zhvillim të stafit, vëzhgimin të mësimdhënësve dhe shumë çështje të tjera.
Të studiuarit ne universitet mund të jetë punë atraktive, shpërblyese dhe sfiduese. Ju do të studioni ide të reja dhe magjepsëse që mund të jenë shumë më ndryshe nga ato që i keni mësuar deri tani. Në UJ, qëllimi ynë është që ju të jeni të kënaqur me lëndët tuaja, të fitoni përvojë në të menduarit ndryshe dhe të dilni me dituri dhe shkathtësi që do t’ju mundësojnë pushtimin e së ardhmes suaj.

Ne, jemi të përkushtuar për t’ju ofruar njohuri cilësore, duke shfrytëzuar një kombinim të metodave tradicionale me ato më inovative të mësimdhënies, si p.sh. mësim interaktiv, mësim elektronik(e-learning) dhe kështu me radhë. Ligjëratat luajnë rol vendimtar në mësimdhënie, duke i vendosur temat dhe çështjet më të rëndësishme të lidhura me lëndën, përderisa seminaret dhe ushtrimet sigurojnë strukturën për sqarim më të detajuar dhe analizë, duke ofruar mundësi për analizë dhe diskutim në grupe të vogla me mësimdhënësin dhe këmbimin e ideve.