SHLUP "Luarasi"


 

Universiteti "Luarasi" u themelua në vitin 2003 si një shkollë e lartë universitare me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë. Kjo degë e shkencës u zgjodh sepse Shqipëria ka nevoja të ngutshme për një gjyqësor të përgatitur mirë dhe një administrate publike në nivele bashkëkohore. Në fund të fundit këto janë disa nga reformat prioritare që duhet të kryejë vendi në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të zhvillimit të metejshëm të demokracisë.

Për rreth 9 vite universiteti ka mbajtur vetëm fakultetin e drejtësisë, me qëllim konsolidimin në këtë fushë duke i dhënë sektorit publik dhe privat juristët më të përgatitur në vend. Kjo mosngutje tregon shumë për mënyrën se si do të zhvillohet në të ardhmen ky universitet, me hapa të matur dhe të sigurtë.