Institucioni i Arsimit të Lartë Tiranë ISAAT




ISSAT është Institucion i Arsimit të Lartë i  themeluar,  licensuar dhe akredituar nga autoritetet  e vendit për të ofruar Studime Master, Kurse Specializimi afatshkurtër dhe Kërkime Strategjike.

Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT me nje profil të spikatur në realitetin akademik shqiptar, si një Institucion Specializimesh dhe Trajnimesh, synon krijimin e Elitës Shqiptare.

Me aktivitetin e tij kontribuon drejtpërsëdrejti në:  kualifikimin e avancuar dhe bashkëkohor të të gjithë individëve të interesuar në thellimin dhe zgjerimin e dijeve; promovimin e kapaciteteve intelektuale; përmirësimin e administratës publike dhe private, në krijimin e bazave dhe fuqizimin e biznesit, në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në emancipimin e mëtejshëm të faktorëve të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.
ISSAT është Akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Urdhër të Ministrit të Arsimit  Nr. 207, datë 12. 04. 2010.

Akreditimi i tij është kryer në dy nivele: akreditim institucional dhe akreditim i Programeve Master.Presidenti i Nderit  i ISSAT është Z. René van der Linden, Kryetar i Senatit Hollandez dhe ish-kryetar i Komisionit Europian.