Universiteti Illyria




Universiteti “Illyria” u themelua më datë 17 Mars 2007 dhe është ligjëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1360 të datës 10 Tetor 2008.

Në përbërjen e tij ishin dy fakultete, Fakulteti i Drejtësise dhe Fakulteti i Shkencave Politike. Ideja e një shkolle të Drejtësisë ishte e mbartur edhe nga disa Juristë dhe Pedagogë të vjetër të cilët donin të krijonin një model  të Universitetit në fushën e drejtësisë me pikëpamje dhe orientime Europiane, ndryshe nga ato që ofroheshin nga Universitetet shtetërore apo ato private të cilat funksionin në mënyrë të ngjashme me atë shteteror.

Në vitin e parë të tij studentët e Fakultetit të Drejtësisë filluan me një sistem katër vjeçar dhe ky konsiderohet vetëm brezi i parë, brez i cili do të jetë me sistem katër vjeçar deri me Vitin Akademik  2011.

Shkencat Politike janë me një sistem tre vjecar studimesh universitare. Edhe sot vazhdojnë me të njëjtin sistem sipas sistemit të Bolonjës. Universitetit, pas konsolidimit të këtyre dy fakulteteve të para, iu shtua edhe Fakulteti i Ekonomisë me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.339, më datë 19 Maj 2010.