Universiteti Epoka




TUniversiteti Epoka është themeluar dhe zotërohet nga Institucioni Arsimor "Turgut Özal", i cili gjithashtu është themelues dhe  institucioneve arsimore para universitare shumë-vlerësuara turke në Shqipëri që nga viti 1992.

Universiteti Epoka është themeluar me qëllim që të adresojë nevojat e Shqipërisë dhe Ballkanit për një institucion të arsimit të lartë bazuar në Sistemin Arsimor Amerikan.

Objektivat kryesore të themeluesve janë  rritja e cilësisë dhe efektivitetit në sistemin arsimor dhe ekspertizën në rajon, duke patur si prioritet lehtësimin e mundësive për arsim dhe ekspertizë për të gjithë si dhe për ta bërë këtë sistem të hapur dhe në komunikim të vazhdueshëm me rajonin dhe më gjerë.

Rritja e cilësisë dhe standardeve të arsimit në Shqipëri, është thelbësore nëse ajo do që të jetë një shoqëri konkuruese dhe dinamike në epokën e globalizimit dhe në kushtet kur qytetarëve të saj u duhet të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe potencialet e tyre.

Universiteti Epoka është klasifikuar si më i miri në shoqëri, biznes dhe kulturë dhe është ofron ekspertizën e saj përmes një sërë projektesh kërkimore.