Albanian University


 

Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë! Liçensuar në Prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ai i hapi dyert në vitin akademik 2004-2005, me kursin e parë të studimeve në Degën e Stomatologjisë, me rreth njëqind studentë. Që në vitin e parë të krijimit të tij, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor, e finalizuar me Konferencën e Parë Stomatologjike Ufo Dental, e cila hapi siparin e një tradite tashmë të konsoliduar.

Një vit më vonë, ky institucion ofroi diploma universitare dhe në degët: Farmaci, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike.

Në vitin akademik 2006-2007, Universiteti u plotësua me të tetë degët e tij të studimit: Stomatologji, Farmaci, Arkitekturë, Financë- Bankë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike, Psikologji, Shkenca Komunikimi.