Universiteti Publik “Haxhi Zeka”



Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në themelim është pasardhës i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Biznes (FSHAB) në Pejë që është themeluar në vitin 1960 me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK si Shkolla e Lartë Ekonomike - Komerciale në Pejë. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në  vitin  e  parë  të  studimeve  1960/61  ishin  të regjistruar 120 studentë. Që nga ajo kohë shkolla është angazhuar në aftësimin e kuadrove profesionale të ekonomistit që i përgjgigjej kushteve ekonomiko shoqërore. Veprimtaria dhe zhvillimi i Shkollës së Lartë Ekonomike  përherë ishte e orientuar në ndërtimin e atij lloji të planprogrameve të studimeve të rregullta që do të formonin ekonomistë me përgatitje bashkëkohore profesionale që do t’i përgjigjen nevojave të zhvillimit ekonomik dhe të afarizmit në përgjithësi.

Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqipatare (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia etj.). Ky numër i ekonomistëve më së miri shpreh kontributin e shkollës që e dha për ekonominë e Kosovës dhe për të gjitha trojet shqiptare. Shkolla e Lartë ekonomike në Pejë përjetoi disa periudha kohore mjaft interesante dhe të rëndsishme ekzistenciale.

FAKULTETET

Fakulteti I Biznesit
Fakulteti Juridik
Fakulteti I Menaxhimit ne Turizem,Hoteleri dhe Mjedis
Fakulteti I AgroBiznesit
Fakulteti I Arteve