Universiteti i Prishtinës



Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë. Më shumë se tridhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri – tridhjetepesëvjeçar, por rruga e zhvillimit të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa aktualisht ngërthen 14 fakultete dhe tri shkolla të larta.

Fakultetet në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës përbëhet prej:

1. Njësive akademike dhe
2. Njësive organizative.

 Njësitë akademike të Universiteti janë:
•    1. Fakulteti Filozofik
•    2. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
•    3. Fakulteti i Filologjisë
•    4. Fakulteti Juridik
•    5. Fakulteti Ekonomik
•    6. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
•    7. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
•    8. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
•    9. Fakulteti i Mjekësisë
•    10. Fakulteti i Arteve
•    11. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
•    12. Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë
•    13. Fakulteti i Shkencave Sportive
•    14. Fakulteti i Edukimit
•    15. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë
•    16. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj