Kolegji Universum


Për Universum

Kolegji Universitar Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë (shih raportet e akreditimit).

Universum ka partneritetet më të fuqishme ndërkombëtare nga te gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë. Është i binjakëzuar me Chichester College (Angli), anëtarësuar në Global College Network, Anglia Network Europe, European Higher Education Society dhe ka mëse 30 institucione partnere nga e gjithë bota.

Është institucioni i vetëm privat në Kosovë i cili ka fituar grant nga Ambasada e SHBA-vë dhe Departamenti i Shtetit për zhvillimin e një Reviste Shkencore ndërkombëtare.

STUDIMET & DEPARTAMENTET
Kolegji Universum në procesin e fundit të akreditimit me sukses ka akredituar këto programe:
•    Baçelor (BA) në Biznes dhe Menaxhment
•    Baçelor (BA) në Administratë Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane
•    Master (MA) në Menaxhment
•    BSc në Shkenca Kompjuterike
•    BSc në Sistemet Informative dhe Menaxhmenti (program nga University of London International Programmes)