Kolegji ILIRIA


 

Kolegji ILIRIA është një institucion modern, ku gërshetohet tradita arsimore shqiptare me konceptet bashkëkohore të arsimit dhe edukimit. Një institucion me në qendër studentin dhe vetëm studentin është filozofia themelore e Kolegjit  ILIRIA.

Ky kolegj është themeluar dhe funksionon pikërisht për të siguruar arsim cilësor për brezat e rinj.
Stafi, planprogramet, materialet mësimore, metodologjia e mësimdhënies, pajisjet, ambientet, aktivitetet, etj. janë të gjitha në shërbim të formimit cilësor të çdo studenti, që hyn në auditorët e Kolegjit  ILIRIA. Vështirësitë e çdo studenti janë shqetësimi jetësor i Kolegjit  ILIRIA, suksesi i çdo studenti motiv i fuqishëm për punë të vazhdueshme me cilësi sipërore!