Kolegji FAMA


 

Kolegji "FAMA", ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e Arsimit të Lartë, arsimimin cilësor universitar dhe pas universitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin me vlerat më të mira morale dhe zhvillimin e kërkimit shkencor me qëllim që të sigurojë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër moralisht.

Kolegji ”FAMA”, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Kolegjit “FAMA”. Si datë e themelimit të Kolegjit ”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.