Kolegji Evropian Dukagjini


 

Bartësi Privat i Arsimit të Lartë Universiteti ILIRIA-dega në Pejë është pasardhës nga Universiteti i Vizionit Evropian me selinë në Pejë, rr. Wesly Clark pn ( ose nga hyrja tjeter rr. Nëna Tereze pn.). Universiteti filloi veprimtarinë në maj të vitit 2006 .

Universiteti ofron mësimdhënie dhe punë kërkimore-shkencore që nga 1 tetori i vitit 2006.

Ideja për themelimin e një institucioni privat të arsimit të lartë në Pejë lindi nga mungesa e një institucioni të këtillë në regjionin e Dukagjinit. Realizimi i një institucioni të arsimit të lartë sipas nevojave të ekonomisë së tregut është nevojë e kohës dhe plotëson kërkesën e madhe të të rinjëve të këtij regjioni për shkollim të lartë.

Një institucion i këtillë i kontribuon zhvillimit të Kosovës, e sidomos zhvillimit të Dukagjinit në të cilin sipas disa parametrave përfshinë përafërsisht gjysmën e Kosovës dhe jetojnë prej 800.000 deri në një milion banorë pa asnjë institucion të këtillë të shkollimit në tërë regjionin.

Me këtë njësi do të plotësohen nevojat e shkollimit të lartë të kuadrove nga regjioni i Dukagjinit, i Kosovës, i vendeve fqinje dhe më gjerë. Shkollimi në disa programe ofrohet edhe në gjuhën e folur angleze, kështu që hapet mundësia që në disa degë të kemi studentë ndërkombëtarë nga regjioni dhe nga bota.

Momentalisht ekzistojnë Programet e akredituara vijuese:
1. Informatika e aplikuar
2. Menaxhmenti dhe informatika
3. Bankat, kontabiliteti dhe financat