Organizata Rinia Studentore

Organizate Jofitimprurese, e themeluar ne Tirane dhe me seli ne kryeqytet, prane zyrave te KRSH, prane ish-Bllokut, perballe Sky Tower, mbi Pasticerine Franceze, ne kat te 3.




Kemi ndjekur nga afer shume prej problemeve qe shqetesojne sot arsimin qe nga notat fiktive, mungesen e informacionit per Karten e Bolonjes, mesimdhenia e dobet, mungesa thuajse totale e transparences per gjithcka ndodh brenda kufijve te sistemit arsimor ne Shqiperi, mungese e theksuar totale e infrastruktures dhe mbeshtetjes logjistike brenda godinave te universitetit si dhe shume probleme te tjera per te cilat kemi ngritur zerin te shqetesuar, ne gjetjen e zgjidhjeve imediate te tyre.


Nje organizate rinore gjithperfshirese e cila ka ne fokus zhvillimin dhe aftesimin e studenteve dhe te rinjve permes aktiviteteve. Gjithashtu nje tjeter mision i organizates Rinia Studentore eshte edhe mbrojtja e te drejtave te studenteve.


Organizata “Rinia Studentore” me poshte e shkurtuar R.S eshte nje organizate jo-fitimprurese dhe jo-qeveritare, e krijuar ne mars te vitit 2011, si nje bashkim vullnetar i studenteve dhe te rinjve.


Qellimi i kesaj organizate eshte percaktuar ne nenin 2 te Statutit si me poshte :

a) mbrojtja e te drejtave dhe interesave te studenteve;

b) te bejme universitetin hapesiren e dijes, te konkurences e te merites;

c) rritja e mundesive per promovimin e krijimtarise vetjake te studenteve dhe te rinjve ambicjoze;

d) te organizoje aktivitete promovuese, kulturore, sensibilizuese mbi tematikat qe shqetesojne studentet dhe te rinjte, nepermjet seminareve, konkurseve, prezantimeve te ndryshme.

e) informimi, organizimi i aktiviteteve, konsulence, bashkepunim me shtepi botuese, qendra dokumentimi, median e shkruar dhe ate elektronike si dhe mundesine e daljes se gazetes per botim periodik;

f) shoqata respekton te drejtat dhe lirite e personave te asistuar prej saj pa dallim te moshes, gjinise, fese, ngjyres se lekures, te ardhurave ekonomike, prejardhjes krahinore, perkates ise partiake, apo simpatise politike;

g) shoqata ofron organizimin e kurseve dhe trajnimeve te ndryshme per tematika te caktuara apo propozuara nga anetaret ose partneret qe e respektojne qellimin e shoqates, si dhe ofron pajisjen me certifikata te pjesemarresve;

h) te mbaje lidhje, te nxise, te ndihmoje cdo organizate tjeter qe ka qellime te ngjashme me organizaten “Rinia Studentore”, si brenda dhe jashte vendit;

i) te kryeje gjithcka tjeter ne dobi te realizimit te qellimit te mesiperm conform legjislacionit Shqiptar.


Bordi Drejtues perbehet nga 5 persona me te drejte vote:

Kryetari: Andi Shkira
Sekretari i Pergjithshem: Elsid Sulaj
Drejtori Ekzekutiv: Erald Ambo
Drejtore Organizative: Klaudja Lulaj
Shefe Finance: Ani Hoxha