Rroga bruto mesatare në Zvicër në sektorin privat ka qenë 6.118 frang në vitin 2012, shpalli Agjensia federale për statistikë. Kjo do të thotë që gjysma e të punësuarve kanë fituar më shumë se kjo shumë, dhe gjysma tjetër më pak se shuma mesatare.
Në periudhë prej 10 vjetësh, rroga bruto mesatatare është rritur për 13,4 %, dëshmon Agjensia në raportin e saj të cilin e citojnë mediat zvicerane.