Oktoboti është roboti i parë me trup të butë

 
Në botën e robotikës ishte pothuaje e pamundur të krijohet makinë pa elemente të forta, që do të thotë se një robot i tillë nuk do të mund të kalojë në hapësira të ngushta.

mnjjhbuih

Por, oktopodët që gjenden në natyrë tani u përdorën si skicë për aftësinë e tyre të lakimit të trupit sipas mjedisit. Një ekip i shkencëtarëve nga Harvardi ka krijuar "oktobotin", ose robotin e parë me trup të butë në botë.

Provat e deritanishme për robotë të butë megjithatë kanë pasur pjesë të forta - kontejnerë për lëndë djegëse, kablla dhe komponente tjera të forta. Ky problem kësaj here është tejkaluar me printim 3D të trupit të silikonit të oktobotit me rezervoarë dhe pjesë për reaksione katalitike ku ruhen lëngjet e bazuara në hidrogjen në skajet. Këto lëngje përmbajnë thërrmija të platinës që reagojnë me hidrogjen peroksidin, me qëllim që të çlirohet oksigjeni dhe avulli i ujit. Kjo shkakton fleksibilitet të krahëve të oktobotit me ventile dhe ndërprerës që kontrollojnë lëvizjen e gazrave, kështu sigurohet zgjerimi dhe mbledhja e krahëve, duke lëvizur oktobotin përpara. Shkencëtarët ende punojnë mbi mënyrën e udhëheqjes me këtë robot dhe kahjes së lëvizjes së tij.

Ky model është vetëm 2 centimetra i lartë dhe përafërsisht me madhësi të pëllëmbës së dirës së njeriut, mund të vrapojë 4 - 8 minuta para se ta harxhojë tërë hidrogjen peroksidin. Përsosja e kësaj teknologjie ka një numër të madh të zbatimeve praktike që do të thotë edhe formim të një robotike shumë të përparuar për raste urgjente.

 
Data e shpalljes 31.08.2016 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook