Si të përgjigeni në 5 pyetjet më të shpeshta në intervistë?

 
Për ato që aktualisht kërkojnë punë është më e vështirë, sidomos nëse keni bërë një pushim nga punësimit e fundit.

Pyetja e parë është si të silleni gjatë një intervisë për punë nëse nuk keni punuar për një kohë më të gjatë?



Përgatituni për këto pyetje më të shpeshta:


1.    Pse e keni lënë punën e fundit? Dhe pse e keni lënë pozicionin para saj?
Përkthim: Çka nuk është në rregull me të? Lexojnë “midis rreshtave”  dhe provojnë të përfundojnë nëse jeni punëtor i dedikuar.
Si të përgjigjeni: përgjigjet juaja duhet të jenë pozitive dhe përqëndroheni në atë çfarë keni mësuar nga pozicionet.

2.    A keni kaluar në shumë intervista?

Përkthim: A jeni aktiv në kërkimin për punë? Nëse po, sa punëdhënës përputhen për cv-në juaj?
Si të përgjigjeni: jeni të sinqertë dhe tregoni që intenzivisht kërkoni punësim.

3.    Çfarë tjetër keni punuar derisa keni kërkuar punë?
Përkthim: Punëdhënësi don të sigurohet që keni punuar shumë që t’i zhvilloni aftësitë juaja dhe t’i ndjekni objektivat juaja pa marrë parasysh a keni ose nuk keni punë.
Si të përgjigjeni: prezentoni veten si person i zënë dhe ambicioz, a jo i përtueshëm.

4.    Si ka ndikuar pushimi për juve, si një punësor? A do të jeni të përgaditur të jeni udhëheqës?
Përkthim: Punëdhënësi provon të gjen pika të dobëta në përshkrimin e personalitetit tuaj. Gjithashtu provon të shikon si jeni me provokimet dhe si do të përputheni në kulturën e kompanisë.
Si të përgjigjeni: tregoni sinqerisht. Organizoni mendimet para se të përgjigjeni.

5.    A mund të na tregoni diçka që do ta zbulon mungesën tuaj në punësim?
Përkthim: na pëlqeni, por shikojmë një flamur të kuq. Pse nuk punoni? Çka nuk është në rregull?

Si të përgjigjeni: Kjo pyetje mund të jetë shqetësuese, por kjo është një mundësi e madhe. Kjo është mundësia ku mundeni ti prezentoni talentet juaja, aftësitë dhe përfitimet që mund t’i sjellni për kompaninë.
 
Data e shpalljes 31.03.2014 në kategorinë Arsim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook