"Universiteti fluturues" - arsyeja e dashurisë së Marija Kirit ndaj shkencës

 
Marija Kiri njihet me hulumtimin e saj në fushën e radioaktivitetit. Ky hulumtim, gjegjësisht letra në të cilën është i shkruar, ende është radioaktive, më tepër se një shekull më pas.

vgvgfth

Marija Kiri me këtë hulumtim u bë idol historik për studentet e reja të interesuara për shkencën, sepse ajo nuk ka pasur rrugë të lehtë drejt suksesit.

"Kisha vetëm 15 vjet kur mbarova arsimin e mesëm, gjithmonë me rezultatet më të mira në klasë", shkruan Kiri për atë periudhë.

Pas shkollës së mesme, ajo ka bërë pauzë prej një viti dhe është kthyer në kryeqytet, por nuk ka mundur të vazhdojë me arsimin e lartë sepse Universiteti i Varshavës nuk ka pranuar femra. Ajo ka vazhduar të arsimohet në mënyrë joformale, më së shumti në "Universitetin fluturues" i cili në fund të shekullit të 19të dhe në fillim të sh.20të ka ofruar arsim në më tepër lokacione të ndryshme.

Misioni i universitetit ka qenë ti sjellë liri Polonisë me rritjen dhe forcimin e klasave të arsimuara. Maria Kiri ka përshkruar kohën e kaluar në këto orë si fillim i interesit të saj në punën eksperimentale shkencore.

Kiri ka fituar dy diploma në Paris në vitin 1893 dhe 1894, dhe këto studime i ka paguar me ndihmën e motrës së saj. Çmimin e parë Nobël e ka fituar në vitin 1903.

"Universiteti fluturues" ka ekzistuar deri në vitin 1905 dhe pastaj përsëri ka filluar me punë në vitet e 1970ta dhe 1980ta gjatë kohës së komunizmit në Poloni.
 
Data e shpalljes 30.07.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook