Finlanda edhe një herë dëshmon që është shteti më i mirë në botë

 
Federata e futbollit në Finlandë vendosi një formular në internet të cilin mund ta mbushin të gjithë kandidatët që duan të regjistrohen si selektor të rinj në kombëtaren e Finlandës.

cvbghyu

Në faqen e internetit të Federatës së futbollit shkruhet që me 14 qershor është pushuar nga puna selektori i deriatëhershëm Miks Patelainen dhe është hapur konkurs për selektor të ri.

Kryetari i Federatës së futbollit Perti Alaja është i bindur që sistemi i ri për angazhimin e selektorit do të jetë i suksesshëm. Ai theksoi që me selektorin e ri do të nënshkruhet kontratë që zgjat prej 2 - 4 vjet.

Kandidatët që kanë licencim për trajner të futbollit mund të regjistrohen në këtë konkurs i cili është i hapur deri më 3 gusht. Selektimi i Finlandës në grupn F në kualifikimet për Euro 2015 është i parafundit me 4 pikë të fituara nga 6 ndeshje.
 
Data e shpalljes 30.06.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook