Një "artist" fiton mbi 100 mijë dollarë me fotografitë e të tjerëve në "Instagram"

 
"Artisti"Riçard Princ gjeti mënyrë kreative se si të fitojë para - ai merr fotografi nga "Instagram"i dhe i shet.

vfghhjg

Si do të ndiheshit po ta kuptoni që fotografia juaj në Instagram është shitur për 100 mijë dollarë në një galeri të njohur të Njujorkut. Në galerinë Frieze në Njujork, Riçard Princ bëri ekspozitë e cila përbëhet nga "Screenshots" të fotografive që njerëzit e rëndomtë i vendosin në "Instagram".

Përdoruesja e "Instagram"it @doedeere ka zbuluar që portreti i saj qëndron në murin e galerisë. "Nuk dhashë leje për këtë dhe artisti kundërshtues megjithatë e vendosi fotografinë time. Ajo u shit për 90 mijë dollarë gjatë perzantimit VIP."

 nbbbmb

Princ bëri një ekspozitë të ngjajshme në "Gagosian" javën e kaluar. Ajo përbëhej nga "screenshots" të postimeve të personave të njohur si Pamela Anderson, Skaj Fereire ku Princi ka shtuar komentin e tij personal.

Ai rregullisht vendos fotografi në "Instagram" që në fakt janë fotografi të njerëzve tjrë. Madje edhe Xhjems Franko e mbronte nga sulmete kritikëve, por Princit nuk i pengojnë komentet e këqia - ai vazhdon të vjedhë përmbajtje në emër të artit.

Sipas "Wikipedia"s, Princi është piktor dhe fotografist amerikan. Ai ka filluar me "rifotografim" në vitin 1975 me fotografinë e mëposhtme, e cila është shitur për 3.4 miliona dollarë.

2584
 
Data e shpalljes 30.05.2015 në kategorinë Art
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook