Deskoska: Zvogëlohet numri i orëve për shkollat fillore

 
Ministrja e arsimit, Renata Deskoska njoftoi se nga shtatori numri i klasave në arsimin fillor do të ulen.

-Nga klasa e parë deri në të tretë, numri i orëve do të kufizohet në 20, nga i katërta deri në të gjashtën në 25, ndërsa nga e shtata deri në të nëntën maksimum 30 orë në javë. Kjo gjithashtu do të ndryshojë planet e mësimeve dhe për këtë ne kemi udhëzuar Zyrën për Zhvillimin e Arsimit të punojë për këtë dhe sapo ligji të hyjë në fuqi të ofrohet një koncept i ri me orë të reduktuara - tha Deskoska në emisionin televiziv “Top Tema” në TV Telma.


Foto: Telegrafi

Ajo theksoi se së bashku me uljen e fondit të orëve të mësimit për nxënësit, do të reduktohen edhe nevojat për zvogëlimin e fondit të orëve edhe për mësuesit nga 18 deri në 23 dhe askush nuk do të jetë pa punë. Ajo informoi se do të futet një lloj i arsimit të dyfishtë në arsimin e mesëm profesional, në të cilin siç tha se nuk duhet të trajtohet si një edukim që nuk të dërgon në fakultet, transmeton Telegrafi.

 
Data e shpalljes 30.04.2018 në kategorinë Arsim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook