Zbulohen karakteristikat më mbresëlënëse të kandidatëve për punësim

 
Në agjensitë e punësimit në disa pjesë të botës ka shumë njerëz të papunë. Career builder kanë intervistuar mbi 2000 menaxherë përgjegjës për punësim për karakteristikat që kanë qenë më mbresëlënëse tek kandidatët dhe kanë lënë përshtypje më të mirë tek punëdhënësit.

sbewe

Zakonisht, punëdhënësit nuk i kërkojnë kandidatët më të pazakonshëm, por ata që më së miri i përshtaten kompanisë. Të menduarit jashtë kufijve është shkëlqyeshëm, por kandidatët që dallohen janë ata që i shfaqin më së miri aftësitë e tyre.

Sipas të dhënave nga "Career builder", këto janë disa teknika të kandidatëve që kanë qenë më mbresëlënëse për menaxherët


- Një kandidat ka shpallur reklamë para zyres së menaxherit, ndërsa një tjetër ka dorëzuar rezime në paketim të çokollatës.

- Është shfaqur i veshur me kostum, me bluzë të kuqe ndër një të bardhë. Në bluzën e kuqe ka shkruar Më punësoni, jam punëtor i kujdesshëm.

- Ka kërkuar që intervista të bëhet në gjuhën spanjolle, për të treguar që e di gjuhën.

- Një kandidat ka dërguar kërkesë për intervistë të shkruar si ftesë për dasmë.

- Është ngjitur në çatinë që e ka rregulluar punëdhënësi dhe ka kërkuar punë.

- Ka luajtur një këngë në kitarë, në të cilën është bërë fjalë se pse ai është kandidat ideal për këtë vend të punës

- Vullnetarisht është ofruar të ndihmojë në kopjim kur e ka vënë re që asistenti i punëdhënësit është i lodhur.

- Gjatë intervistës, një kandidat ka rregulluar pjesë të pajisjeve.

- Kandidati ka dërguar mesazh në shishe.

Derisa këto teknika konsiderohen si pozitive tek menaxherët, disa kanë arritur efekt të keq

- Kandidati ka sjellë në intervistë prodhime të kompanisë që mund të blehen në internet.

- Një kandidat ka dërguar dhuratë në adresën e shtëpisë së punëdhënësit, edhepse ai nuk ia ka dhënë adresën.

- I ka lexuar nga karta tarot punëdhënësit gjatë intervistës për punë.

- Kandidati është veshur si palaço.

- Kandidati i ka dërguar letër për lotari punëdhënësit.

 
Data e shpalljes 29.06.2014 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook