Dibra është komuna me më shumë të vaksinuar në Maqedoni

 
Rajoni i Dibrës, më saktësisht Komuna Dibër dhe Qendër Zhup, janë vendet me më shumë të vaksinuar, sa i përket imunizimit të fëmijëve - 98% e fëmijëve janë vaksinuar dhe kjo përqindje disa vite me radhë është e lartë.

Sipas mjekut Lulzim Strikçani, nga Shërbimi për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit, shërbimi me të cilin udhëheq ai mund të merret shembull edhe për qytetet më të mëdha të vendit, përcjell Telegrafi.


Foto: Pixabay

-Përqindja e lartë e realizimit të vaksinimit të detyrueshëm nuk është vetëm si rezultat i angazhimit të të punësuarve në shërbimin tonë, por edhe kulturë e lartë shëndetësore tek qytetarët, të cilët brengosen për shëndetin e fëmijëve të tyre. Ata çdo herë në kohë, paraqiten për vaksinimin e fëmijëve të tyre - tha Strikçani.

Ai shtoi se probleme nuk ka as kur bëhet fjalë për vaksinat HPV.

Përndryshe, Shërbimi për vaksinim në Dibër që mbulon dy komuna dhe kryen vaksinim të fëmijëve deri 18-vjeç, mesatarisht në vit vaksinon rreth 2.100 fëmijë.
 
Data e shpalljes 29.04.2018 në kategorinë Shëndet
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook