Një softuer mundëson të inçizoni video me fytyrë të huaj në kohë reale

 
Një softuer i ri mundëson kontrollimin e fytyrës në video me ndihmën e shprehjeve personale të fytyrës.

ttty

Shkencëtarë nga Instituti i informatikës "Maks Plank" në universitetin "Erlangen-Nyremberg" dhe universiteti amerikan "Stenford" kanë zhvilluar sistem për detektimin e fytyrës, që mund ta shndërrojë secilin në Tramp ose Putin.

Fytyra inçizohet me kamerë dhe shndërron atë në model tridimenzional, ndërsa algoritmi bashkon fytyrën me videon e inçizuar më parë dhe mundëson që të kontrollohet në kohë reale. Softueri ende është në fazë hulumtuese, prandaj nuk është në disponim për publikun më të gjerë.

Megjithatë, autorët e projektit kanë thënë që janë duke menduar ta vendosin prodhimin në treg menjëherë pas testimeve të nevojshme, transmeton "Mashable".

Në videon promovuese, aktorët me shprehjet e tyre të fytyrës "kontrollojnë" me fytyrat e Vlladimir Putinit, Donalld Trampit, Xhorxh Bushit etj.

 
Data e shpalljes 29.03.2016 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook