Nxënësit duhet të mësojnë për shëndetin mendor që nga arsimi fillor

 
Shëndeti mendor duhet të jetë pjesë e programeve kombëtare britanike të arsimit fillor, thotë grupi këshillues për shëndet mendor tek nxënësit, sipas "The Guardian".

uhlujlujl

Ky grup i cili është formuar pas disa hulumtimeve klinike, mendon që është një gjë me rëndësi thelbësore të parandalohen problemet në moshë sa më të hershme.

Suzana Pejxh, anëtare e këtij grupi, thotë "Hapi i parë në përballjen me shëndetin mendor duhet të fillojë herët, në procesin e të mësuarit, të flitet me nxënësit për atë se çfarë është shëndeti mendor dhe si mund të kenë shëndet mendor më të mirë. Kjo definitivisht duhet të jetë pjesë e programit kombëtar, sëbashku me arsimin seksual".

Një nga 10 fëmijë dhe të rinj në Britani të Madhe kanë ndonjë lloj të çrregullimit mendor. Sipas Kolexhit mbretëror për pediatri dhe shëndet të fëmijëve, 75% e të rinjve nuk e fitojnë ndihmën e duhur, shpesh për shkak të mungesës së vetëdijes tek ata rreth tyre.

Nga fillimi i këtij viti britanikët po nënshkruajnë peticion me të cilin kërkojnë që shëndeti mendor të përfshihet në programet mësimore. Deri më tani janë mbledhur 30,000 nënshkrime, ndërsa nevojiten 100.000 që kjo çështje të diskutohet para delegatëve të parlamentit. Peticioni ka qenë iniciativë e 25-vjeçarit Fojez Sajed, doktorand në Universitetin Shefild, i cili ka pasur çrregullim obsesiv-kompulsiv që nga mosha 14-vjeçare.
 
Data e shpalljes 28.12.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook