Vendi perfekt i punës ekziston

 
Nëse mendoni që nuk ekziston punë që mund ta punoni në plazh, të udhëtoni kur të doni, të keni fundjava treditëshe dhe të pushoni kur të ndiheni të lodhur, po gënjeni veten. Kështu punohet në kompaninë e Kristijan Mishlerit.

fgt76

Themeluesi i kompanisë i nxit të punësuarit e tij të dalin nga zyrja, ta hulumtojnë botën dhe të punojnë nga ndonjë vend sipas dëshirës. E tillë është edhe jeta e sipërmarrësit, i cili kalon 250 netë në vit nëpër hotele.

- Njerëzit nuk kanë tavolina pune. Kemi 9 zyre, ato mund të punojnë në ndonjë prej tyre, në shtëpi, në plazh, kudo që duan, përderisa ka rezultate - thotë ai për mediat.

Të punësuarit që punojnë për aplikacionin e tij për rezervime udhëtimi, „Hotel Quickly“  i përzgjedhin orët e punës. Ata mund të punojnë natën, për fundjava, madje edhe vetëm katër ditë në javë nëse i kanë përfunduar të gjitha obligimet.

ytu7

Nëse dikush është efikas të premten natën ndërmjet orës 00.00 dhe 04.00, atëherë duhet të ketë leje të punojë atëherë. Nëse dikush nuk është produktiv, duhet të marrë tre ditë pushim për të qenë më efikas - shton ai.

Kristijani zbaton edhe pushimin e punës qëkur ka vënë re që të punësuarit e tij nuk kanë qenë krejtsisht të larguar nga interneti gjatë udhëtimit. Kështu, ai u ka mundësuar të punojnë dhe të udhëtojnë njëkohësisht.

Megjithatë, përkrah kësaj kulture nomade të punës, Kristijani kërkon mbledhje sy në sy. NË kompani ka edhe disa rregulla. Shërbimi publik dhe IT duhet të ketë punëtorë 24 orë në ditë, ndërsa inxhinierët duhet të punojnë në ekip, dhe kur marrin pushim, duhet ta marrin sëbashku si grup.

hty67
 
Data e shpalljes 28.09.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook