Internet falas për nxënësit, studentët dhe profesorët në Kroaci

 
Nxënësit, studentët dhe profesorët në Kroaci kanë qasje ndaj internetit falas në tërë vendin. Kjo mundësohet nëpërmjet rrjetit akademik "Eduroam", i cili është i destinuar për nxënësit, studentët profesorët dhe hulumtuesit.

hjgbujk

"Eduroam" është përpiluar për tua lehtësuar lëvizshmërinë anëtarëve të bashkësisë akademike. Për momentin, janë mbi 13.000 vende në botë ku përdoruesit mund të kyçen falas në internet. E tëra që u nevojitet është emri përdorues dhe fjalëkalimi, të cilat i marrin nga shkolla ose fakulteti.

Në pritje të Lojërave evropiane universitare që do të mbahen në 2016 në Zagreb dhe Rijeka, qyteti i Rijekës u bë njëri prej qyteteve të pakta evropiane që e ofrojnë shërbimin "Eduroam".

Nëpërmjet këtij shërbimi, qyteti u ofron nxënësve, studentëve, profesorëve dhe shkencëtarëve qasje falas ndaj internetit. Nëpër qytet janë 41 pika qasjeje.

Përveç Rijekës, ky shërbim ofrohet në Zagreb dhe Çakovec. Nëpër botë në projektin Eduroam marrin pjesë edhe 24 shtete.
 
Data e shpalljes 28.04.2015 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook