Çfare duhet te beni para moshes 30 vjeçare?

 
Vitet e 30 janë vitet kur njerëzit seriozisht fillojnë të mendojnë për jetën e tyre dhe për atë se në çfarë drejtimi duhet shkuar.

Vitet e 20 janë ata vite të rinisë dhe çmendurisë kur njeriu ka dëshirë dhe vullnet që të provon çdo gjë që i vjen në mendje, por gjithashtu kjo është një kohë kur duhet menduar “Çka pastaj”?




1. Filloni të kurseni para

Kjo është diçka për të cilën dhe ju do të jeni falenderues, para së gjithash sepse keni kursyer para që të bëni një pushim gjatë verës, dhe gjëra të tjera që keni dëshiruar ti bleni por skeni pas të holla. Mos pritni që të jeni më të vjetër që seriozisht të filloni ta kurseni penzionin tuaj.

2. Jeni i pavarur

Në vendin tonë shumë rrallë ndodh që një njeri i moshës 24 vjeçare të jetojë i ndarë nga prindërit (vetëm nëse janë në fakultet në ndonjë qytet tjetër). Mos keni pengesa që të jeni të pavarur dhe të filloni të jetoni i vetëm, sidomos nëse keni pagë të mirë mujore.

3. Merrni rreziqe

Tejkaloni kufijtë tuaj. Bëni diçka për të cilën keni frikë. Lejoni që t’ua thejnë zemrën. Edhe pse është e tmerrshme dhe nevojitet kohë që ta merrni veten, ky është një mësim për veten tuaj.

4. Udhëtoni dhe vetëm udhëtoni

Gjithashtu filloni të udhëtoni edhe pas moshës 30 vjeçare. Mos mendoni se ky është një numër magjik dhe tani duhet të qetësoheni.

5. Keni kujdes shëndetin tuaj

Pushoni pirjen e duhanit, pushoni së ngrëni ushqim të shpejt dhe jo të shëndetshëm dhe të qëndroni deri natën vonë. Filloni të jetoni një jetë të shëndetshme.

6. Të gjitha këto gjëra

- Nëse keni mundësi paguane këstin e kartelës suaj. Sigurohuni që jeni financiarisht përgjegjës dhe të pavarur.

- Bëhuni person interesant. Filloni me ndonjë hobi apo pasion që e keni. Ndërtoni shtëpi, shkoni për piknik.

- Bëhuni ajo që jeni dhe jeni të kënaqur me vetveten. Nëse egziston diçka që mendoni se është mangësi e juaja atëherë punoni në të.

- Ruajni miqësit tuaja. Ndani kohë për ta.

11. Jeta rrotullohet rreth eksperimenteve

Bëni diçka jokonvencionale...eksperimentoni me jetën dhe më pas me vetveten.

12. Siguroni kohë për gjërat që i doni

Mësohuni të krijoni kohë për ato që i doni, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për një lidhje, hobi, passion apo karrierë.Mësoni si ta organizoni kohën.
 
Data e shpalljes 28.03.2014 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook