Pse duhet të marrim frymë thellë?

 
Jemi kaq të zënë me mënyrën e shpejtë të jetesës, saqë shumë rrallë mendojmë për cilësinë e saj. Në fund të ditës të gjithë ne duam të relaksohemi dhe të bëjmë një gjumë të qetë. Përveç të tjerash, ne duhet t’a mbrojmë shëndetin tonë nga stresi i përditshëm, depresioni, rritja e presionit të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës.



Me këtë mënyrë jetese të përshpejtuar, jemi të detyruar të ushtrojmë duke marrë frymë thellë për të ruajtur ekuilibrin mes punës dhe jetës. Marrja e frymës thellë është një nga stërvitjet më të rëndësishme për t’u çlodhur dhe për të rifreskuar trupin tuaj. Përveç të tjerash, kjo është një metodë tepër e lehtë dhe e thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të qëndroni në një pozicion të relaksuar, më pas të merrni frymë thellë, sikurse bëni kur meditoni. Ky ushtrim ofron shumë përfitime të mira shëndetësore.

Detoksifikimi i trupit

Frymëmarrja e thellë shërben si një detoksikues natyral. Në këtë mënyrë shkarkohen toksinat nga trupi dhe kështu trupi lirohet nga radikalet e lira. Sipas disa studimeve, më shumë se 80% e toksinave shkarkohen me anë të frymëmarrjes së thellë.

Kundër plakjes

Frymëmarrja e thellë, përveç faktit që i shërben pozitivisht shëndetit të përgjithshëm, ajo është e mirë edhe për lëkurën. Ajo i mënjanën rrudhat dhe bën që të dukeni më të rinj.

Lehtëson stresin

Kjo është një nga përfitimet më të njohura shëndetësore të frymëmarrjes së thellë. Kjo lehtëson stresin dhe depresionin, të cilat janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së shumë sëmundjeve.

Përmirëson tretjen e ushqimit

Nëse vuani nhga shqetësime apo dhimbje në stomak, përpiquni të merrni frymë thellë. Ky ushtrim është një ilaç natyral për problemet e stomakut.

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Shumë prej nesh, nuk qëndrojnë në pozicionin e duhur gjatë kohës kur janë duke punuar, madje edhe kur janë duke fjetur. Kjo shkakton dhimbjen e shpinës. Mundohuni t’i lehtësoni dhimbjet me anë të frymëmarrjes së thellë. Përveç kësaj, ky ushtrim përmirëson edhe qëndrimin e trupit në pozicionin e duhur.

Kontrollon presionin e gjakut

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, mundohuni t’a vini në provë këtë ushtrim.

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Kur merrni dhe lëshoni frymë thellë, merrni më tepër oksigjen, dhe lëshoni më tepër dioksid karboni. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri dhe në zemër dhe me këtë veprim përmirësohet edhe funksioni i tyre.

Rrit qëndrueshmërinë
Nëse ndiheni letargjik (të fjetur), atëherë këtë ushtrim duhet t’a kryeni në mënyrë të rregullt, dhe përsëri do të ndiheni të relaksuar dhe energjik.
 
Data e shpalljes 28.02.2017 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook