Çfarë mund të mësojmë nga çerdhet gjermane?

 
Vallëzimi në pyll mund të jetë më i rëndësishëm se shkrimi dhe leximi.

srhrrru

Gjermania sigurisht ka një ndër sistemet më të mira arsimore në botë. Gjermanët kujdesen për nxënësit që nga çerdhja. Përderisa ne kujdesemi për seriale televizive që fëmijët mund ose nuk mund ti shikojnë, fëmijët në Gjermani kampojnë nën yjet brenda programit për zhvillim të pavarësisë dhe aftësive shoqërore.

Këto ekskurzione të quajtura Kitafahren organizohen një herë në vit, ku nxënësit e vegjël flenë në tenda në pyll, përdorin mjete të nevojshme për të përjetuar në natyrë dhe mbrojnë veten por nën mbikqyrje të arsimtarëve. Fëmijët mësojnë se si të pjekin ushqim në zjarr, të gjejnë shokun e humbur dhe të kujdesen për veten.

Kjo është inspiruar nga Fridrih Frebel, njeriu i cili ka shpikur termin "çerdhe" gjegjësisht "Kindergarten". Çerdhen si e ka paramenduar ai, ka për qëllim që fëmijët të jenë të lirë në natyrë, ku mund të mësojnë nga përvojat e përditshme në vend se nga librat.

Deri më sot, shumë fëmijë gjerman mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë deri në moshën 6-vjeçare, dhe pastaj dalin në natyrë.
 
Data e shpalljes 28.02.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook