A do të plotësohet parashikimi njëqindvjeçar i Ajnshtajnit?

 
Në veri të Italisë së shpejti mund të fillojë një eksperiment i madh, i cili nëse tregon sukses, do të ishte një ndër parashikimet më të mëdha të Albert Ajnshtajnit. Ky parashikim i bërë para njëqind vitesh mund të dëshmohet, por në rast të dështimit, eksperimenti mund të jetë arsye për dyshimin e disa ligjeve të fizikës.

ghfwwee

Eksperimenti i quajtur "Virgo i përparuar" do të zbatohet në Observatorin gravitacional evropian. Para saktësisht njëqind vjet, Ajnshtajni ka paraqitur versionin definitiv të barazimit të tij të poleve që qëndrojnë në themelin e teorisë së relativitetit, që paraqet shtyllën e fizikës moderne.

Në bazë të kësaj teorie sot i kuptojmë fenomenet si zgjerimin e universit, lëvizjen e planeteve dhe ekzistencën e vrimave të zeza. Megjithatë, Ajnshtajni ka supozuar edhe ekzistimin e valëve gravituese që e deformojnë hapësirën dhe kohën.

ftgjtttuu

Ajnshtajni ka supozuar që çdo send me masë në lëvizje mund të krijojë valë gravituese dhe që universi është plot me to. Astronomët deri më tani kanë gjetur dëshmi indirekte për ekzistencën e këtyre valëve, por ende nuk është dëshmuar direkt që ato ekzistojnë.

Franko Fraskoni nga Universiteti në Piza deklaroi që kemi mundësi për herë të parë ti zbulojmë valët gravituese të Tokës dhe që me suksesin e eksperimentit do të dëshmohej që ajo çfarë ka thënë Ajnshtajni para 100 vitesh është absolutisht e saktë.

Teknologjia e duhur për zbulimin e këtyre valëve sot është në disponim. Eksperimenti do të duhet të fillojë kah fundi i vitit.
 
Data e shpalljes 27.11.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook