Cikli menstrual zbulon se sa gjatë mund të jetoni

 
021353

Në një hulumtim të Universitetit në San Diego janë analizuar të dhënat e 16.000 femrave në menopauzë, ndërsa rezultatet janë shpallur në magazinën "Menopause". Ndër femrat e anketuara që kanë fituar menstruacionet në moshën 12-vjeçare ose më vonë, dhe kanë hyrë në menopauzë pas moshës 50-vjeçare, zakonisht kanë arritur moshën 90-vjeçare.

"Zbuluam që femrat të cilat kanë fituar menstruacionet më vonë, kanë më pak probleme shëndetësore, si p.sh sëmundje koronare, njëkohësisht edhe femrat që më vonë kanë hyrë në menopauzë më së shpeshti kanë shëndet të shkëlqyeshëm", deklaron autori i hulumtimit, Aladin Shadjab.

Ndër femrat që kanë fituar menstruacionet më vonë dhe kanë hyrë më vonë në menopauzë, shumica nuk kanë pirë duhan dhe nuk kanë pasur probleme me diabetin. Autorët e studimit kanë theksuar që nevojiten edhe hulumtime tjera që të mund të përcaktohet kjo lidhshmëri. 
 
Data e shpalljes 27.09.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook