Me qindra gjene funksionojnë edhe disa ditë pas vdekjes

 
Kur zemra dhe truri i një njeriu ndalen me punë, si dhe sistemi i frymëmarrjes dhe i qarkullimit, duhet të shpallet vdekja. Në trup nuk ka më jetë. Ose...?

egegeww

Dy hulumtime të shpallura javën e kaluar diskutojnë dëshmitë që pjesë të caktuara të trupit funksionojnë edhe disa ditë pasi pjesa tjetër e trupit nuk funksionon më. Kjo mund ta ndryshojë mënyrën se si e shohim transplantimin e organeve gjatë vdekjes.

Një ekip nga Universiteti i Uashingtonit ka hulumtuar aktivitetin e gjeneve tek peshqit dhe minjtë e ngordhur. Ata janë nxituar nga një hulumtim i mëparshëm ku tregohet që shumë gjene në trupin e vdekur kanë qenë aktive mbi 12 orë pas vdekjes. Hulumtuesit kanë zbuluar mbi 1.000 gjene që ende kanë funksionuar disa ditë pas vdekjes.

Këto gjene nuk vdesin më ngadalë se pjesët tjera të trupit, por kanë zmadhuar aktivietin e tyre. Tek minjtë kanë funksionuar 515 gjene 24 orë pas ngordhjes. Tek një lloj i peshkut, 548 gjene kanë funksionuar katër ditë pas ngordhjes.

Këto gjene nuk janë të panjohura, por janë gjenet që aktivizohen në raste urgjente, si p.sh gjatë ndezjeve, stresit etj. Megjithatë, janë zbuluar edhe gjene që nxisin rritjen e kancerit dhe gjene të ngjashme.

Ato sigurisht asnjëherë nuk do të jenë mjaft të fuqishme për të ringjallur një shtazë ose njeri të vdekur, por të kuptuarit e punës dhe funksionit të tyre do të mund të kishte ndikim të madh tek pacientët që jetojnë me organë të transplantuara.
 
Data e shpalljes 27.06.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook