Lufta e përditshme për arsim e nxënësve në Nepal

 
Dy tërmete të fuqishme shkretuan Nepalin brenda 17 ditëve vitin e kaluar. Tërmetet morën jetën e 9.000 njerëzve dhe rrënuan një gjysmë milion vendbanine. Tërmetet shkatërruan edhe 35.000 mësojtore, duke lënë 1 milion fëmijë pa qasje ndaj arsimit.

jnkhjhkjb

Nepali ngadalë po shërohet, por fëmijët ende përballen me betejën e të shkuarit në shkollë. Videoja e mëposhtme i shfaq shkollat e improvizuara në vend dhe udhëtimin e nxënësve për të arritur në shkollë.

Fëmijët që gjatë kohë nuk shkojnë në shkollë janë më të ekspozuar ndaj rrethanave të rrezikshme siç janë puna dhe trafiku me fëmijë, sidomos në shtetet siç është Nepali.

nbhjhbj

Edhepse donatorët ndërkombëtar premtuan 4,1 miliarda dollarë për Nepalin, ky shtet është i ngadalshëm në shpërndarjen e mjeteve financiare. Organizatat ndërkombëtare të vullnetarëve dhe ato joqeveritare ndërtuan qendra të përkohshme për mësim për tju ndihmuar fëmijëve të arsimohen. Në ndërkohë, asnjë shkollë në vend nuk është rindërtuar. Vetëm 30% e fëmijëve kanë arritur të kthehen nëpër bankat e improvizuara shkollore.

nmbhjjhh

Videoja shfaq një grup nxënësisht që tejkalojnë lum në rajonin Dhading. Ata përdorin kuti të metalit me dy tela si teleferik të improvizuar për ta kaluar lumin. Krahas vështirësive, këta fëmijë janë të vendosur të shkojnë në shkollë.

 
Data e shpalljes 27.04.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook