Sekretet e pasurisë së Uoren Bafetit

 
Ai është njëri prej investuesve më të suksesshëm në histori. Mendojmë që ia vlen të ndiqen hapat e tij, apo jo?

ghyu76

Ai është nxënës i dedikuar kur bëhet fjalë për investimin

Pregadituni për të mësuar dhe ndjekur hapat e Bafetit. Ai ka filluar të mësojë për investimin si student në Universitetin Kolumbia. Detajet dhe metodat që i ka mësuar në rini janë sekreti i tij i parë.

Ai qëndron prapa principeve të veta edhe nëse ato nuk janë aq të popullarizuara

Uorren Bafet nuk investon aty ku investojnë të gjithë. Në një tekst për "BBC" në vitin 2001 ai thotë që investuesit shpesh hipnotizohen nga ndonjë trend dhe injorojnë çdo gjë tjetër.

Ai ka përmirësuar aftësitë e të folurit duke ushtruar


Për të pasur të holla për investim, Bafet që moti ka kuptuar që duhet ta rrisë pasurinë, por edhe të punojë mbi aftësitë profesionale. Në fillim të viteve të 20ta, ai ka paguar kurs për aftësi të të folurit dhe për të ushtruar ka ligjëruar në fakultet.

Ai lexon shumë


Lexoj 500 faqe çdo ditë. Kështu fitohet dituria.
Leximi i përditshëm është shprehi e rëndësishme e Bafetit. Ai lexon gazeta, raporte financiare, libra. Leximi është fshehtësia e pasurimit që çdokush mund ta praktikojë.

Ai e zmadhon pasurinë ngadalë

Për dallim prej sipërmarrësve teknologjik të kohës së sotme, Bafet ka fituar pasurinë e tij ngadalë gjatë dekadave. Tendenca e pasurimit të shpejtë është reçetë për katastrofë.

Ai është modest

Bafet njihet me atë që shpenzon shumë pak nga pasuria e tij. Ai ende jeton në shtëpinë e njejtë në Omaha të cilën e ka blerë në vitet 1950ta.

Ai ka filluar të fitojë para si adoleshent

Bafet ka qenë gjithmonë i vendosur të fitojë. Në moshën 17-vjeçare, ai ka fituar 5.000 dollarë duke shpërndarë gazeta. Ai ka përdorur të hollat për investime, që atëherë. Fillimi i tij i hershëm i ka ndihmuar në pasurimin e mëtejshëm.
 
Data e shpalljes 27.03.2015 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook