Në vend se të bërtisni kur fëmija juaj është i hidhëruar, veproni kështu

 
Sjellja dhe disponimi i keq janë çastet kur prindi nuk duhet të fillojë ose të vazhdojë të bërtasë dhe të nevrikoset. Megan Shori nga "Family share" këshillon një qasje të ndryshme në çastet e këtilla - humor. Pse funksionon kjo?

wwwssf

E ul tensionin


Kur ndihet tension, mënyra më e mirë për tu çliruar është e qeshura. Kur fëmija juaj është i nevrikosur, atëherë në vend se të hidhëroheni edhe ju, bëjeni të qeshë. Gudulisje, imitim, fytyra qesharake - çfarëdo mund të funksionojë.

Nxit të mendojë për diçka tjetër

Ndërrimi i temës do ta detyrojë fëmijën të mos mendojë në hidhërimin e vet. Kështu do të përqëndrohet në diçka tjetër. Edhe kur bëhet fjalë për problem që duhet të zgjidhet, nuk do të zgjidhet derisa fëmija të jetë  i qetësuar.

Ju ndihmon të qetësoheni


Ndonjëherë prindi ndihet i nevrikosur, por humori ndihmon edhe në këto situata. Kur fëmija sheh që nuk jeni të hidhëruar, do ta ndërrojë zërin gjatë të folurit.

Do të mësohet të përballet me situata të vështira


Nëse fëmijës tuaj i nevojitet më tepër kohë që të mos nevrikoset më, kjo metodë do të ndihmojë. Duke i treguar që në vend se të hidhërohet, duhet të qeshë, do të mësohet të ballafaqohet më mirë me situatat e vështira.

Kjo metodë ndihmon në kthimin e kontrollës tek fëmija, sidomos kur ai i zmadhon gjërat dhe është i padëgjueshëm. Problemet mund të diskutohen më lehtë pasi që të dy të jeni të qetësuar.
 
Data e shpalljes 27.01.2016 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook