Pajisje që pastron ujin e ndotur për 20 minuta

 
fjtyk

Shkencëtarët krijuan një pajisje të hollë me madhësinë e pullës postale që mund të shkatërrojë 99.9 përqind të bakterieve në ujë për 20 minuta. Kuptohet, me ekzpozimin e ujit të ndotur në dritë diellore mund ta arrini këtë, sepse rrezet ultravjollcë i sulmojnë bakteriet, por ky proces i destilimit zakonisht zgjat 48 orë. Në vend të kësaj, aparati i ri ka spektër të madh të dritës diellore që përshpejton procesin.

"Pajisja ynë duket si qelq i vogël i zi në formë drejtkëndore. Vetëm vendosim këtë pajisje në ujë dhe e lëmë në diell, dhe dielli kryen tërë pubëb", spjegon shkencëtari kryesor, Çong Liu nga Universiteti Stenford.

Pjesa e dukshme e spektrit diellor përmban një sasi të madhe të energjisë diellore, rreht 50% në krahasim me 4% nga rrezet ultravjollcë.

Kjo pjesë e dukshme e spektrit diellor tërheq elektrone në shtresë të disulfidit molibd ( shpesh përdoret edhe si lubrikant industrial), gjë që shkakton reaksion kimik në ujë.

Hidrogjen peroksidi dhe mjetet tjera për dezinfektim krijohen nga këto reaksione kimike, duke i larguar mikrobet nga uji. Kur analizohen nën mikroskop, materialet përbëhen nga mure shumë të holla, disulfid molibd të bashkuara në një qelq drejtkëndor.

"Është interesante të shihet se si zhvillimi i materialit arrin performanca aq të mira. Qëllimi ynë ishte të zgjidhet problemi me ndotjen e mjedisit, që njerëzit të mund të jetojnë më mirë", thotë Liu.

Një ndër faktorët kryesor që mund ta bëjë këtë pajisje të përshtatshme për tregun është fakti që disulfidi molibd është i lirë. Para se të jetë i gatshëm për përdorim masiv, ekipi i Stenfordit duhet të testojë edhe 3 bakterie. Hulumtimi është shpallur në revistën "Nature Nanotechnology".
 
Data e shpalljes 26.08.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook