Kostarika - shtet i vogël me ide të madhe

 
Fjalim nga Monika Araja, një femër që lufton për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ripërtrirëse, një fjalim ku paraqet një vizion të guximshëm për një botë të përkushtuar ndaj përdorimit të energjisë së pastër në të gjitha segmentet.

Kostarika llogaritet si lider i përdorimit të "energjisë së gjelbër" duke marrë parasysh përqindjen e lartë të prodhimtarisë së energjisë elektrike e cila nuk bazohet mbi përdorimin e lëndëve fosile. 99 % e energjisë elektrike prodhohet nga pesë burime ekologjike dhe ripërtrirëse të energjisë - potenciali ujor (hidroenergji), energji gjeotermale, era, dielli dhe biomasa (bioenergjia). Në fjalimin e saj, Araja përmend q[ë 299 ditë të vitit të kaluar kanë prodhuar energji elektrike nga burimet ripërtrirëse, por që ende nuk janë të kënaqur me varësinë nga përdorimi i vajrave motorike në transport. Krahas kësaj, ajo mendon që Kostarika është përfaqësuese e denjë e vizionit të zhvillimit ekonomik pa përdorimin e lëndëve fosile.

Ngjarja e saj dhe kolektive shkojnë kështu - pas përfundimit të luftës civile në vitin 1948, banorët e Kostarikës kanë përjetuar revolucion të bindjeve. Kanë vendosur që në Republikën e dytë të mos ketë ushtri, dhe kjo është konfirmuar edhe në Kushtetutë. Mjetet që janë parashikuar për ushtri, janë zhvendosur në arsim, kulturë dhe siguri. Në vitet e 1940, kostarikanët kanë fituar shëndetësi dhe arsim falas. Në vitete 1950ta kanë filluar të investojnë në hidroenergji. Në vitet 1970ta kanë filluar të ndërtojnë parqe nacionale. Në vitet 1990ta kanë filluar me pagesën për përdorimin e shërbimeve të ekosistemit. Kështu, me mbrojtjen e mjedisit, nuk e kanë dëmtuar ekonominë. Sfida e ardhshme e madhe për Kostarikën është të zgjidhet sistemi transportues me ndërrimin e infrastrukturës. Araja shpreson që shteti i saj do të jetë frymëzim për pjesën tjetër të botës me zbatimin e masave ekologjike.

 
Data e shpalljes 26.08.2016 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook