Iluzionet më të mira optike për vitin 2014

 
Çdo vit, NCS (Neural correlate society) mban garë për ekspertët e perceptimit dhe iluzioneve vizuale. 10 pjesëmarrësit më të mirë zgjidhen nga një juri, përderisa tre më të mirët zgjidhen në një ngjarje ndërkombëtare. Këtë vit, fituesit janë:



1. Ebigausi dinamik është një iluzion klasik me rreth në qendër, i cili nuk e ndërron madhësinë, por duket që e ndërron për shkak të rrathëve tjerë rreth tij, të cilët zvogëlohen dhe zmadhohen. Efekti është i dobët kur shihni në rrethin qëndror. Megjithatë, nëse nuk shikoni në të, do të dëshmoni një iluzion të fuqishëm optik.

illzu

2. Ngjyra fleksibile. Një fotografi e ngjyrosur mund të duket e ndryshme varësisht nga rrethina. Vijat e zeza bëjnë që fotografia të duket njëngjyrëshe dhe në vend se të shikojë në ngjyrën e duhur në vend të caktuar, truri ynë zgjedh që të shikon ngjyrën homogjene.



3. Kur shikojmë në dy fotografi që janë fizikisht të njejta, ato zakonisht duken njëlloj. Kur ato janë të ndryshme, duken ndryshe. Këto iluzione e paraqesin pikërisht të kundërtën - dy fotografi janë të ndryshme por duken njëlloj, dhe dy fotografi janë identike por duken ndryshe. Iluzioni kryesor i kombinon të dyjat dhe shfaq tre fotografi, prej të cilave dy janë të njejta, dhe një është e ndryshme. Ne e shohim që njëra fotografi është e çuditshme, por mendojmë që bëhet fjalë për njërën prej atyre që janë identike.
 
Data e shpalljes 26.05.2014 në kategorinë Teknologji
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook