Shkolla ku nxënësit vrapojnë 1,6 kilometra në ditë

 
Në një shkollë fillore në Skoci, nxënësit vrapojnë një milje, gjegjësisht 1,6 kilometra në ditë. Kjo praktikë që zbatohet në shkollë është treguar aq e suksesshme saqë sigurisht do të pranohet edhe në shumë shkolla të vendit.

rgdwwwq

Falë këtij vrapimi, asnjë fëmijë në shkollën "St.Ninians" nuk ka peshë të tepërt trupore. Katër vite, arsimtarët e shkollës i dërgojnë fëmijët në vrapim ditor.

Përveç që fëmijët janë më të shëndetshëm dhe më të durueshëm, ata kanë edhe koncentrim më të lartë gjatë orëve. 500 shkolla fillore tjera në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar ta zbatojnë këtë praktikë në luftën kundër mbipeshës tek nxënësit.

"Më e rëndësishmja është që fëmijët të kënaqen me këtë - përndryshe asnjëherë nuk do të mund ta zbatonim këtë ide", thotë drejtoresha e shkollës, Elejn Vili.

Vrapimi zgjat vetëm 15 minuta në ditë. Nxënësit vrapojnë në një rrugicë përreth shkollës, pastaj edhe gjatë ditës në kohë që u konvenon. Vrapimi ditor mund të lëshohet vetëm kur kushtet meteoroligjike janë shumë të këqia.

Shkencëtarët e Universitetitt "Sterling" për momentin hulumtojnë ndikimin e vrapimit ditor të fëmijëve në gjendjen e tyre fizike, kognitive dhe emocionale, ndërsa rezultatet do të jenë gati në korrik.
 
Data e shpalljes 26.03.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook